Me rastin e Ditës së Çlirimit të Deçanit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga kjo komunë, u mbajt një seancë solemne në të cilën u nda çmimi "Qytetar Nderi" për neurokirurgun Mentor Petrela.
Përveç kësaj, u vlerësua dhe nderua lartë sakrifica e të rënëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin e shtetit të Kosovës.Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan veten dhe familjet e tyre për të arritur synimin e madh të popullit të Kosovës, çlirimin.
Ai përmendi kontributin e madh të dëshmorit Luan Haradinaj për lirinë e Kosovës dhe vetë Deçanit.Ndërkaq, ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, Mentor Petrela pasi pranoi çmimin qytetar nderi nga i pari i kësaj komune, Ramosaj, u shpreh i emocionuar për pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
Petrela përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aletin tonë më të rëndësishëm shekullor, që garantoi ecjen përpara të Kosovës.
Në kuadër të kësaj date, e cila shënon hyrjen e trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçanin e çliruar, u bë ngritja e flamurit kombëtar në qendër të qytetit. Po ashtu, u mboll “Pema e Lirisë”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...