Tahiri: Kurti nuk ka asnjë rezultat, përveç urës që lidh dy fshatra në Dukagjin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dështuar në katër vjet qeverisje. Sipas tij, Kosova gjatë udhëheqjes së Kurtit ka më shumë varfëri, ikje të qytetarëve, asnjë njohje të re dhe as anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Tahiri deklaron se kreu qeveritar s’ka asnjë kauzë tjetër politike përveç që të flasë për të kaluarën.

Pavarësisht kësaj, Tahiri në një intervistë për KosovaPress thotë se nuk do të pranojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, pasi siç thekson qytetarët duhet ta shohin deri në fund keqqeverisjen e Kurtit.

Tahiri duke folur për manifestimin qendror të festimit të 25 vjetorit të çlirimit, thotë se krerët institucional nuk vlerësuan çlirimtarët e UÇK-së.

Sipas tij edhe vendosja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë komandant i zonës operative të Dukagjinit në rreshtin e fundit gjatë parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës e dëshmon një gjë të tillë.

Ai nënvizon se Haradinajt vendin në rreshtin e parë ia ka dhënë populli dhe se historia nuk mund të rishkruhet.

Sa i përket deklaratës të dalë nga i ashtuquajturi kuvend gjithëserb, Tahiri thotë se e njëjta dëshmon logjikën Millosheviqiane të presidentit aktual Aleksandër Vuçiq.

Në anën tjetër, duke folur për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë, ai thotë se s’ka gjasa të tilla, pasi sipas tij, Kurti duhet të përfundojë mandatin në tërësi.

Ai shton se AAK-ja është e hapur për një bashkëpunim me LDK-në pas zgjedhjeve dhe shpreh bindjen se opozita do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
197
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024