Mes varfërisë dhe sëmundjes, sakrificat e një nëne për vajzën e saj
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

“Kam thënë do i bëhem kurban dhe nuk do të ndahem prej saj”, janë fjalët e një nëne të vetme për vajzën e saj, 18 vjeçare. Tash e sa vjet ajo kujdeset për të bijën e sëmurë, të cilën asnjëherë nuk mund ta lë vetëm. Jeta e tyre po vështirësohet çdo ditë e më tepër, ndërkaq të ardhurat janë të pakta. Nënë e bijë luten që dikush të ju ndihmojë, meqë aktualisht nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti. Shpesh herë ato detyrohen të flenë edhe të uritura. Sofra e tyre është bosh edhe në këtë festë të Kurban Bajramit, ndërkohë presin që të gjithë vullnet mirët të ju dalin në ndihmë.

Sa herë që bie shi, ato frikësohen se në banesë do të pikojë uji, e muret janë të mbuluara nga myku, por në këto kushte ato detyrohen të mbijetojnë.

Pa asnjë të ardhur, mezi arrijnë të sigurojnë pagesën e qirasë mujore prej 250 eurosh.

Afërdita, emër i vendosur nga redaksia, për shkak të ruajtës së identitetit, rrëfen për jetën e saj edhe të bijës. Ajo tregon për sfidat me të cilat po ballafaqohen si shkak i kushteve të rënda ekonomike.

Çdo ditë është një betejë e re për të, e mbushur me stres dhe probleme shëndetësore, ajo rrëfen momentin kur ju është sëmurë vajza.

Përballja me varfërinë dhe mungesa e mjeteve për të blerë barna është një sfidë e përditshme për të. Ndërsa, çdo reshje shiu sjellë frikë dhe shqetësim në vendin ku jetojnë.

Përveç vështirësive të përditshme, ajo mban gjallë një ëndërr të madhe, të sigurojë një banesë për vajzën e saj.

Ndërsa, uron që e njëjta të mos i ndodhë askujt, shprehet se akoma më e vështirë bëhet jetesa, kur janë kështu të vetme dy femra.

Ndërkaq, çmimet e larta të jetesës, veçse kanë vështirësuar jetët e tyre.

Ndërkaq, për të gjithë interesuarit që duan t’i ndihmojnë kësaj familje, le të thërrasin në këtë numër telefoni: 049-350-375

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024