Arkeologët zbulojnë një ndërtesë 4000-vjeçare në Greqi
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një gjetje monumentale arkitekturore në formë rrethore, e cila është unike në arkeologjinë e epokës Minoane, është zbuluar në një gërmim që është në vazhdim e sipër në majën e kodrës Papoura, në lartësi prej 494 metrash në veriperëndim të qytetit Kastelit në Kretë.

Ministria e Kulturës e Greqisë ka njoftuar se monumenti, me një diametër prej rreth 48 metrash dhe me një sipërfaqe prej rreth 1800 metra katrorë, ndodhet në pikën më të lartë të kodrës, ku fillimisht do të instaloheshin sistemet e radarit të aeroportit të ri.

Sipas njoftimit, ministrja e Kulturës, Lina Mendoni, gjatë një takimi në kantierin e aeroportit, ka bërë të qartë se gërmimi arkeologjik duhet të vazhdojë, në mënyrë që shkencëtarët ta kuptojnë më qartë dhe se monumenti duhet të ruhet.

Ajo tha se ndërkohë që ndërtimi i aeroportit duhet të vazhdojë pa pengesa, gjetja duhet të mbrohet dhe të gjendet një vend tjetër i përshtatshëm për vendosjen e radarit.

Ministrja Mendoni dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Nikos Tahiaos, i cili ishte gjithashtu në takim, ranë dakord që Autoriteti i Aviacionit Civil të përgatisë së shpejti dhe të dorëzojë një studim të ri në Ministrinë e Kulturës në lidhje me vendndodhjen e radarit.

"Kjo është një gjetje unike me interes të madh. Ka zgjidhje që të përfundojë gërmimi arkeologjik dhe të mbrohet monumenti", komentoi Mendoni. /ANA-MPA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024