Euro 2024: Formacionet zyrtare të Gjermanisë dhe Skocisë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas shumë vitesh zhgënjimi, Gjermania do të nisë fushatën e saj në EURO 2024 me një sasi të madhe shprese. Që nga emërimi i Julian Nagelsmannit, gjermanët kanë treguar potencial serioz.

Koha për justifikime ka kaluar. Nagelsmann, i cili refuzoi një shans për t'u rikthyer në Bayern Munich, ka një qëllim të madh, të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij, raporton KosovaPress.

Aleksandar Pavlovic doli nga skuadra për EURO 2024 për shkak të lëndimit dhe u zëvendësua nga mesfushori i Borussia Dortmundit, Emre Can. Përveç kësaj, të gjithë të shpallur në listën origjinale të skuadrës në Euro janë të aftë dhe gati për të luajtur, vetëm Niclas Füllkrug është në dyshim për shkak të një problem në gju.

Gjermanët do të përballen sonte me Skocinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz

Skocia (5-3-2): Gunn; Ralston, Hendry, Robertson, Porteus, Tierney; McTominay, McGregor, McGinn; Adams, Christie

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024