Kushtet për armëpushim, ShBA i përgjigjet Putinit
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është në gjendje t'i tregojë Ukrainës se çfarë duhet të bëjë për të arritur paqen.

Putin sot tha se Rusia do të ishte gati për bisedime paqeje "nesër" nëse Ukraina do të pranonte kërkesat e tij.

Ato përfshijnë tërheqjen e menjëhershme të trupave ukrainase nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe sigurimin se Ukraina do të heqë dorë nga planet e saj për t'u bashkuar me NATO-n.

Austin argumentoi se Putini mund t'i japë fund luftës sot nëse dëshiron dhe i bëri thirrje presidentit rus që të tërheqë trupat e tij nga territori ukrainas.

"Ai nuk është në asnjë pozicion për t'i diktuar Ukrainës se çfarë duhet të bëjnë për të sjellë paqen", u tha Austin gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024