Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin Hetimor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nëntë kandidatë kanë aplikuar në konkursin për ekspertë të Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni u diskutua rreth angazhimit të ekspertëve, për çka u tha se duhet të ketë ekspertë të ekonomisë, auditimit dhe juridikut.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar deputetët për konkursin që ka qenë i hapur në ueb-faqen e kuvendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se duhet të formohet një grup për të shqyrtuar këto aplikime.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu propozoi që ekspertët të jenë të fushave të ndryshme për të ofruar ekspertizë në këtë proces të hetimit.

Duke ironizuar, Haxhiu se për aspekte të filozofisë duhet të thirret kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

E kryetari i këtij komisioni hetimor, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar se një pjesë e Drejtorive Komunale të Arsimit i kanë dërguar dokumentacionet.

Në mbledhjen e këtij komisioni u vendos që të premten të përcaktohen tre ekspertë dhe të aprovohen listat e subjekteve për intervistim. Anëtarët e këtij komisioni do të mblidhen sërish të martën në orën 13:00./Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024