Statuja e Tony Blair në Ferizaj, mediumi britanik tallet për ngjashmëri me aktorin australian
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në shënim të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Ferizaj të mërkurën u zbulua statuja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

Ai më 12 qershor ishte i pranishëm në ceremoni dhe mbajti një fjalim në një seancë të veçantë të Parlamentit të Kosovës.

Megjithatë, pas publikimit të fotografisë së statujës nga ish-sekretari i Blair, Alistair Campbell, në një përpjekje për të inkurajuar publikun që të votojë për Partinë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, reagimet online u bënë menjëherë komike.

Njerëzit kanë mbetur të habitur pasi statuja e Tony Blair që u zbulua në Kosovë, tërhoqi krahasime me aktorin australian dhe yllin e ‘Neighbours’, Jason Donovan, shkruan The Independent.

Siç shkruan mediumi, Tony Blair luajti një rol kyç në vendimin e NATO-s për ndërhyrje në vitin 1999.

“Zbulohet statuja e Tony Blair në Kosovë”, ka shkruar Campbell. “Nuk jam i sigurt se ku, nëse diku, do të ngrihen statuja për ndonjë nga pesë kryeministrat që e kanë çuar vendin tonë prapa në 14 vitet e fundit. Votoni Laburistët nëse doni një qeveri serioze që kryen punët”, është shprehur ai.

Por përdoruesit e Twitter nuk mund t'u besonin syve të figurës së zbuluar dhe ishin të bindur se kishte pasur një gabim.

“Statuja e Jason Donovan u zbulua. Duhet të ishte Tony Blair,” tha me shaka një përdorues në X.

"Duke parë se pse Jason Donovan ishte në trend, tani nuk mund të mos e shoh se sa shumë i ngjan Tony Blair," shkroi një tjetër.

Jason Donovan luajti së bashku me Kylie Minogue në filmin hit amerikan, ‘Neighbours’. Ai u bë i famshëm në shfaqje, duke luajtur Scott Robinson nga viti 1985 deri në 1989, përpara se të fillonte karrierën e tij si solo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024