Mbi tre mijë ankesa të konsumatorëve në MINT, Hyseni: Projektligji adreson çdo manipulim në treg
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave në vend kanë dhënë propozimet e tyre sa i përket plotësimit dhe ndryshimit për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit. Në dëgjimin publik për këtë projektligj i mbajtur nga Komisioni për Ekonomi, është theksuar nevoja e zbatimit të këtij projektligji me ndryshimet e propozuara nga të njëjtit.

Kryesuesi i Grupit për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, deputeti Driton Hyseni ka theksuar se ky ligj synon të mbrojë konsumatorët nga çdo manipulim që mund të jetë prezent në tregun e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në vend.

Ndërsa, në emër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Nijazi Shala ka thënë se ky projektligj mundëson rregullimin e tregjeve  në vend, derisa shton se ka prioritet të mbrojë interesat ekonomike të konsumatorit.

Në këtë dëgjim publik, Shala bëri të ditur se janë rreth 3 mijë ankesa nga konsumatorët, që sipas tij,  60 për qind prej tyre janë trajtuar nga MINT-i.

Ndërsa, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Rexhepi-Bunajku u shpreh skeptike për zbatimin e ligjeve në vend. Ajo theksoi ka shumë ligje që nuk zbatohen në vend.

Ndërsa, nga Shoqata e Bankave, Partin Pruthi ka thënë se nuk kanë probleme me ligjin, pasi sipas tij, nuk ka shumë dallim sa i përket kredive konsumuese në këtë ligj prej atij që është në fuqi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024