Ish-punonjësit e “Rilindjes” protestojnë para AKP-së, kërkojnë të drejtat e tyre
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-punonjësit e NGB "Rilindja" kanë protestuar për mos realizimin e të drejtave për 20 përqindëshin, para objektit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ata thonë se AKP-ja po i diskriminon ata duke mos e bërë pagesën e një pjese të mjeteve që qeveria i ka ndarë për punëtorët e “Rilindjes”.

Në protestën simbolike, këta punëtorë kërkuan që të realizohet edhe 20 përqindëshin nga trualli, sepse sipas tyre bashkë me objektin, qeveria i ka marrë 5.5 hektarë truall.

Zeqir Bekolli tha se ndër kërkesat e tyre është edhe lirim i  objekteve të uzurpuara në Tiranë.

Ai potencoi se AKP-ja duhet paguar kontributet për periudhën pas viteve të 90-ta.

Ish-punonjësi tjetër i “Rilindjes”, Avdullah Zeneli tha se kjo protestë simbolike le të shërbejë në ndërgjegjen e atyre që po udhëheqin shtetin.

Ndërkaq, Behram Krasniqi tha se në rast mosveprimi nga AKP-ja lidhur me këto kërkesa, do të dalin në mënyrë më masive për të kërkuar të drejtat e tyre.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024