Protesta në Tiranë, hidhet molotov e policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin rrethojën metalike.

Më pas kanë hedhur molotov drejt godinës. Disa prej mbështetësve të opozitës mbajnë flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë, raporton Tch.

Opozita u mblodh në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës dhe kjo është protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024