Ambasadori Bajrami: Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili kishte thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Është e thjeshtë dhe e qartë: Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social X.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një deklaratë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi kishte thënë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Në llogarinë e tij në platformën X, Rohde tha që kjo deklaratë qëndron ende dhe se rruga drejt kësaj është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit prej të dy palëve, sa më parë.

“Sa për rikujtim: Lexojeni qëndrimin e qartë të kancelarit Scholz gjatë vizitës së tij në qershor të vitit 2022 në Kosovë e Serbi për normalizim, përfshinë njohjen reciproke. Kjo ende vlen. Rruga është kjo: Zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit prej të dy palëve sa më parë”, tha Rohde.

https://kosovapress.com/rohde-rikujton-qendrimin-e-scholz-normalizimi-kosove-serbi-perfshine-njohjen-reciproke

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024