Anushiq: Kroacia do ta ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Ivan Anushiq deklaroi sot se vendi i tij do të mbështesë dhe ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme dhe se mbështetja e vendeve perëndimore është thelbësore që Kievi të mbrohet me sukses kundër agresionit rus.

“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë iniciativat brenda kornizës së NATO-s dhe BE-së që mund të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus”, tha Anushiq në takimin e ministrave të mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s në Bruksel, sipas Ministrisë së Mbrojtjes kroate.

Anushiq përkujtoi se qe nga fillimi i agresionit rus, Kroacia i ka dhuruar Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë prej 185 milionë eurosh.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s në Bruksel sot dhe nesër do të përfundojnë përgatitjet para samitit në Uashington, veçanërisht kur bëhet fjalë për paketën e vendimeve për Ukrainën dhe temat për parandalimin dhe mbrojtjen. Në kuadër të kësaj teme sot  është mbajtur edhe mbledhja e Këshillit NATO-Ukrainë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024