Kostilnik: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, ka kërkuar sot nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Ai tha se marrëveshja bazike është më e mira e mundshme që mund të negociohej për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë, e cila është njëra nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë, diplomati sllovak tha se shpreson që të njëjtat të avancohen.

Këto komente ai i bëri në ekspozitën, “Arti përmes këndit të një diplomati” në përmbylljen e rrugëtimit të tij si diplomat i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh falënderues ndaj diplomatit sllovak dhe theksoi nevojën e përafrimit të raporteve mes dy vendeve.

Mes tjerash, diplomati sllovak shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet kosovare, ndërkaq potencoi edhe bashkëpunimin me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024