Zgjerimi i investimeve në Kosovë, Kurti takon bizneset austriake
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Si partnere e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës, shteti i Austrisë po vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në prosperitetin dhe avancimit demokratik të vendit tonë.

Kështu u tha gjatë një takimi që kryeministri Albin Kurti kishte sot me Odën Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake.

Kurti ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin midis Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur gatishmërinë për të shikuar mënyrat se si mund të bëhet më mirë në marrëdhëniet reciproke.

Ai ka falënderuar tetë bizneset austriake të pranishme në takim, por edhe përmes investimeve të tyre, pjesë e gjithsej 130 kompanive austriake të cilat veprojnë në Kosovë.

Kurti ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar mbi përvojat dhe idetë e  bizneseve austriake në zhvillimin ekonomik, si dhe mundësitë për të zgjeruar investimet austriake në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024