Shqipëria anëtarësohet në Qendrën evropiane të ekselencës kundër kërcënimeve hibride
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës evropiane të ekselencës kundër kërcënimeve hibride në Helsinki.

Kjo pasi Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë vizitoi sot Qendrën për t'i dorëzuar Letrën e Njoftimit drejtoreshës Teija Tiilikainen, duke e bërë zyrtarisht Shqipërinë shtetin e 36-të pjesëmarrës.

Ministri Hasani tha se së bashku mund të ndërtohet një e ardhme më e sigurt jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin euroatlantik.

“Ne jemi të kënaqur që i bashkohemi Hibrid CoE, i cili tani përfshin të gjithë aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së. Ky nënkupton një hap shumë të rëndësishëm përpara për Shqipërinë dhe ne jemi të prirë të kontribuojmë në misionin jetik të Qendrës”, tha ministri Hasani.

Ndërsa Tiilikainen në emër të Hibrid CoE tha se Shqipëria do të ndihmojë Qendrën të përmbushë mandatin e saj në luftën kundër kërcënimeve hibride.

Qendra evropiane e ekselencës kundër kërcënimeve hibride është një qendër ndërkombëtare dhe e pavarur e bazuar në rrjet për praktikuesit dhe ekspertët me qendër në Helsinki.

Përveç Shqipërisë, Qendra e ekselencës përfshin edhe këto shtete pjesëmarrëse: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kanada, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Qendra bashkëpunon ngushtë me BE-në dhe NATO-n.

Anëtarësimi në Qendrën evropiane të ekselencës është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook tha se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së dhe NATO-s në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, dezinformimit dhe manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
282
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024