Rama ia dhuron “Helmetën Ilire” batalionit britanik që dhanë kontribut në çlirimin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar me çmimin “Helmeta Ilire” ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999.

Rreth 20 ish-oficerët u pritën në takim nga Rama, të cilët ndanë përvojat e tyre gjatë asaj kohe dhe vizitës në Kosovë.

Me këtë rast, i pari i kryeqytetit, u shpreh i nderuar për praninë e batalionit britanik. Ai tha se këta të fundit kanë dhënë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës.

Rama tha se pas vizitës në kryeqytet të ish-oficerët britanik , tregoi “se po shohin një frymë pozitive, një energji pozitive, një zhvillim të bujshëm dhe të mirë të vendit tonë”.

Kryetari Rama potencoi se në shenjë respekti dhe në emër të qytetarëve u dhuroi “Helmetën Ilire”, të cilin e pranoi gjeneral majori Jeremy Rowen.

Ndërkaq, Rowen tha se Prishtina ka një impakt për batalionin britanik, duke shtuar se kryeqyteti tashmë është i gjallë, për dallim siç e kishte lënë para 25 viteve.

Gjenerali Rowen tha se të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim kanë histori të ndryshme për të treguar gjatë kohës sa kishin qëndruar dhe vepruar në Kosovë gjatë vitit 1999.

Kurse, njëri nga ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, që kishte marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999 tregoi se si shenjë falënderimi për kontributin e tyre, ishin “mbuluar” me lule nga qytetarët.

“Ne po kalonim nëpër fshatra dhe ishim të mbuluar me lule. Dhe kurrë nuk e kuptova fare mirë se nga vinin të gjitha këto lule. Por, ato duhej të hiqeshin vazhdimisht sa herë që kalonim nëpër një fshat tjetër... Kjo ishte një përvojë e re”, tregoi ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024