Bislimi: Përmbajtja e raportit të Borrell është pozitive, do të rekomandohet heqja e masave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me debate e përplasje mes pozitës dhe opozitës është përcjellur raportimi i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane. Ai u kritikua nga deputetët e partive opozitare se nuk po merren parasysh kërkesat e Bashkimit Evropian për harmonizimin e ligjeve, por edhe për hapat drejt integrimit evropian. Para anëtarëve të këtij komisioni, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi deklaroi se është shtyrë dorëzimi i raportit të përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, me kërkesën e disa vendeve anëtare. Ai u shpreh optimist se ky raport rekomandon heqjen e masave.

Bislimi u pyet edhe lidhur me projektet që janë pezulluar si shkak i masave ndëshkuese, për çka ai ka mohuar një gjë të tillë.

Kështu u shpreh ai në Komisionin për Integrime Evropiane, ku nga deputetët u pyet edhe lidhur me projektet që janë pezulluar si shkak i masave.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se përmbajtja e raportit të përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell është pozitive dhe se rekomandohet heqja e masave për Kosovën.

Kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi tha se ka informacione se masat do të vijojnë për Kosovën.

Debati ka vazhduar edhe më tej, kur Bislimi ka kritikuar opozitën duke thënë se të njëjtit janë deklaruar se qeveria i ka merituar masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

E deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj deklaroi se pushteti duhet të harmonizojë ligjet me Bashkimin Evropian, meqë ka nisma antikushtetuese.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka kritikuar deputetët opozitarë, ku tha se të njëjtit po dalin nga tema e cila ka qenë rend i ditës për diskutim. Për këtë ka reaguar, deputetja Rrezarta Krasniqi, e cila ka lexuar ftesën për raportim, por pa dëgjuar njëra-tjetrën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024