Kurti: Kosova më e zhvilluar se kurrë më parë, ia ka vlejtur fort sakrifica për çlirim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova për herë të parë pas përfundimit të luftës , do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale, e cila do të adresojë  plagët e së kaluarës dhe do të ndërtojë një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët e vendit.

Në mbledhjen e qeverisë, kreu i ekzekutivit, ka thënë se miratimi i kësaj strategjie është vetëm hapi parë për t’i realizuar përpjekjet e tyre.

Në fjalën e tij, Kurti tha se sot shteti i Kosovës është më i zhvilluar se kurdoherë më parë, demokracia më e shëndoshë e qeverisja po bëhet përherë e më e mirë, për çka shtoi se sakrifica për çlirim ndër gjenerata ia ka vlejtur.

Kurti tha se në mbledhje të Qeverisë erdhi pas takimit me diplomatin amerikan, Wiliam Walker, për të cilin tha se është mik i madh i Kosovës, duke shtuar se Walker ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë në kohën e luftës.

Kurti gjithashtu njoftoi se aktivitetet për nder të 25-vjetorit të Çlirimit do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024