Zyrtare/ Ish-interisti merr drejtimin e Juventusit
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Është zyrtare, trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Thiago Mott . Trajneri italo-brazilian ka nënshkruar një marrëveshje me Juventusin deri më 30 qershor 2027 dhe vjen në këtë pozitë si pasues i Maximiliano Allegrit.

Thiago Motta filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2018, duke u nisur nga ekipi i të rinjve të Paris Saint Germain, ekipi me të cilin ai kishte përfunduar aventurën e tij të lojës disa muaj më parë; në Itali ai mbërriti në pankinën e Genoa-s në vitin 2019 , dhe më pas drejtoi Spezian dhe Bologna-n, skuadrën në të cilën në dy vitet e fundit ai arriti të shfrytëzojë sa më shumë idetë e tij të lojës dhe me të cilën arriti një kualifikim historik në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

“Jam shumë i lumtur që filloj një eksperiencë të re në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin të cilët i siguroj për të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t'i bërë tifozët të lumtur ”, tha Motta pas zyrtarizimit në kry të bardhezinjëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024