“E kujtoj pikërisht ditën e sotit të vitit 99, kur nëpër Prishtinë ende janë sorollatur në ikje forcat barbare serbe”, “12 qershori është Rilindja e Kosovës”, “Gjaku i tyre është liria e sotit që ne e gëzojmë”, “Është interesante me qenë këtu, me i dëgjuar fjalimet të mira për njerëzit që kanë dhënë jetën që ne të jemi këtu”, “Duhet ta ruajmë lirinë më shumë se dritën e syrit”. Këto fjalë ishin më të paktat që mund t’i thoshin qytetarët e Kosovës në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
E sot çdo cep i shesheve të kryeqytetit ishte i stërmbushur me qytetarë, të cilët kishin dalë për ta përjetuar edhe njëherë ndjenjën e çlirimit, që e kishin pasur para 25 viteve.Sipas tij, 12 qershori është dita e “Rilindjes së Kosovës”.
Ndërsa, Leutrim Berisha, i cili kishte ardhur nga Peja për ta përcjellë ceremoninë shtetërore, ka shtuar se në mënyrë që të bëhet Kosova anëtare e NATO-s, duhet të ketë më shumë përforcime në Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës.Po ashtu, Bora Bellopoja nxënëse në klasën e tetë në shkollën “Faik Konica”, ka theksuar se është një ndjenjë interesante për të dëgjuar fjalimet më të mira për njerëzit që kanë dhënë jetën që rinia e Kosovës të jetojë lirshëm sot.
E për fund, vëllai i dëshmorit, Habib Zeka, Isa Zeka në mesazhin e tij për qytetarët e Kosovës ka potencuar se kjo liri duhet të ruhet më shumë se “drita e syrit”.