Milani gati të plotësojë kërkesat e Tottenhamit për Emerson Royal
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se Milani është gati të investojë 18-20 milionë euro për mbrojtësin e Tottenhamit, Emerson Royal, duke plotësuar kërkesat e Spurs për mbrojtësin brazilian.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Emerson Royal është shfaqur si objektivi kryesor i transferimeve për gjigantin e Serie A, Milan, i cili po kërkon të forcojë repartin e mbrojtjes, raporton KosovaPress.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, çmimi fillestar i kërkuar i Tottenhamit ishte rreth 30 milionë euro, por pas javësh negociatash mes ndërmjetësve, Milani arriti të ul kërkesat e londinezëve.

“Gazzetta” pretendon se Tottenhami do të ishte i hapur për të shitur lojtarin për rreth 20 milionë euro, një shumë që kuqezinjtë mund ta përballojnë disi.

Një raport i mëparshëm nga “Gazzetta” pretendonte se Milani nuk do të shpenzonte më shumë se 15-18 milionë euro për të nënshkruar me ish-lojtarin e Barcelonës, por tani thotë se kuqezinjtë janë të bindur të rrisin ofertën dhe të vendosin 18-20 milionë euro në tavolinë për t'i dhënë Paulo Fonsecas përforcimin e tij të parë.

Sipas “Gazzettas”, Milani do të shpallë trajnerin e ri nesër, më 13 qershor, kur këshilltari i lartë Zlatan Ibrahimovic do të mbajë konferencën e tij të parë për shtyp si drejtor klubi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024