Kurti në 25 vjetorin e çlirimit: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me njohje reciproke
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore evropiane me njohje reciproke. Kreu qeveritar, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder 25 vjetorit të çlirimit nga forcat pushtuese serbe, theksoi nevojën e bashkëpunimit të shumanshëm rajonal, pa sulme, agresione dhe diskriminime.

Ai para të pranishmëve tha se Kosova kurrë më e lirë dhe pavarur s’ka qenë. Sipas tij, vendi kurrë më i vendosur s’ka qenë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë me çdo kusht.

Ai  tha se Kosova dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë kanë forcuar lidhjet me vendet e perëndimit, kurse sikurse para 25 vjetësh ashtu edhe sot Serbia qëndron e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë.

Krahas kësaj, ai përmendi sakrificën e dëshmorëve dhe ushtarëve të lirisë për lirinë e Kosovës.

Me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, në nder të 25 vjetorit të çlirimit nga forcat pushtuese serbe, ku pjesëmarrës janë edhe personalitete dhe figura të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

https://kosovapress.com/osmani-ne-kuvend-kosova-meriton-anetaresimin-ne-nato

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024