E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, kjo ditë po vazhdon të festohet tash e disa vjet.
Sot është paraparë të mbahet seancë solemne, si dhe parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.Kjo është agjenda:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15)Për nder të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, mbahet ceremonia e përurimit të “Kalasë së UÇK-së”. (Fshati Leskovec, Prizren, ora 11:00)
Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit. (Nisja nga objekti i Qeverisë deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)
Përurohet Kulla e Lirisë, e cila simbolizon lirinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës. (Krushicë e Epërme, Suharekë, ora 15:00)
Organizohet koncert festiv publik në nder të 25-vjetorit të Çlirimit. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 18:00)