Hapet ekspozita “KFOR and Kosova +25”, vlerësohet roli i NATO-s në çlirimin e vendit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Muzeun Kombëtar është hapur ekspozita “KFOR and Kosova +25”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo ekspozitë na kthen pas në muajt e parë të lirisë duke sjellë në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë ne.

Ai tha se kjo ekspozitë, krahas mbajtjes gjallë të kujtimeve është edhe informuese dhe frymëzuese për brezat e rinj.

Ndërkaq, ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson derisa e kujtoi kohën e para 25 vjetëve si shumë të vështirë, tha se kjo ekspozitë paraqet natyrën njerëzore të saj çfarë ka ndodhur më vonë.

Ai potencoi se në “KFOR and Kosova +25” , ka shumë tregime që reflektojnë dhe si të tilla duhet t’i tregohen brezave të ardhshëm.

I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në fjalën e tij, ai tha se tashmë po shënohet hyrja  e forcave të NATO-s në vitin 1999, që solli shpresë për katastrofën humanitare që po zhvillohej në atë kohë.

Hargreaves nënvizoi se Mbretërisë e Bashkuar dhe vetë Kosova do të jenë përherë falënderues për rolin e KFOR-it në të kaluarën por edhe tani, në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë.

Ndërkaq, drejtoresha e organizatës “Heartstone”, Sita Kumari derisa ka folur për prapaskenat e kësaj historisë së paraqitur në këtë ekspozitë tha se ndihet e privilegjuar të tregojë storje rreth këtyre ngjarjeve.

Ajo tha se ndryshimet e bëra përgjatë 25 viteve pas luftës në Kosovë janë të mrekullueshme.

Ndërkaq, online ishin të pranishëm edhe autori i fotodokumentarit Nick Sidle, Drejtori i UNA Skoci, Gari Donn, Drejtori i Interfaith Scotland, Maureen Sier.

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” përfshin një fotodokumentar unik nga foto-gazetari skocez Nick Sidle, i realizuar në Kosovë në vitin 2000-2001, duke treguar jetën dhe punën e paqeruajtësve të KFOR-it.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur përgjatë dhjetë ditëve të ardhshme. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
382
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024