Ky është qëndrimi i ambasadorit Hovenier për deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratën e "Kuvendit gjithëserb" në të cilën Kosova trajtohet si pjesë pandarë e Serbisë.

Hovenier theksoi se ky nuk është qëndrim i SHBA-së apo partnerëve të tjerë, duke shtuar se Kosovën e kanë njohur si vend të pavarur dhe se nuk do të duhej të rinegociohet.

"Ne vetëm mund të shprehim shqetësimin tonë për deklaratat e fundit të një Kuvendi gjithëserb që thotë se Kosova është njëfarë mënyre pjesë e pandarë e Serbisë më duket ashtu e kanë thënë.. mund të them se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnereve. Kosovën e kemi njohur si vend të pavarur sovran demokratik dhe kjo s’është për debat as nuk duhet të ri negociohet duhet të pranohet duhet të kremtohet. Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht”, tha Hovenier.

Të njëjtin qëndrim Hovenier e dha edhe një ditë më parë.

“Kuvendi gjithëserb” dhe deklarata që doli nga ky takim i mbajtur të shtunën në Beograd, është konsideruar kontradiktore dhe paradoksale për çka analistët politikë konsiderojnë se tashmë Kosova është njohur de-facto.

Takimi i së shtunës, po ashtu vlerësohet se ka për synim krijimin e Serbisë së madhe, ku aty përfshihet veriu i Kosovës.

Për konkluzionet e miratuara në të ashtuquajturën asamble gjithëserbe në Beograd, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, duke i cilësuar këto konkluzione si sulm ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ambasada amerikane në Sarajevë tërheq vërejtjen se “konkluzionet e parlamentit gjithëserb”, të cilat i referohen Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe shtetit të pavarur të BeH janë të rrënjosura në dezinformimin ligjor dhe të mbushura me gabime.

https://kosovapress.com/konkluzionet-e-kuvendi-gjitheserb-konsiderohen-kontradiktore-dhe-paradoksale

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
380
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024