Rusia publikon hartën prej nga mund ta sulmojë Perëndimin, ndër to edhe Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Ish-koloneli shqiptar, Dritan Demiraj ka reaguar pasi Rusia ka publikuar një hartë përmes së cilës ka kërcënuar me vendet përmes së cilave mund ta sulmojë Perëndimin. Vendet me të cilat Rusia kërcënon janë vende diktatoriale, të destabilizuara ose që drejtohen nga liderë autokratë si Korea e Veriut, Irani, Jemeni, Meksika, Nikaragua, Kuba, Venezuela dhe Serbia.

Eksperti shqiptar i sigurisë, ish-ushtarak, Dritan Demiraj vlerëson se është e domosdoshme që të ndryshojë qasja e ShBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë.

"Ditën djeshme mediat shtetërore të Kremlinit në Moskë publikuan një hartë të vendeve aleate te të cilat Federata Ruse kërcënonte SHBA-të se mund të vendoste armët e saj nukleare, raketat balistike ose hipersonike në rast se vazhdonte të mbështeste politiken e goditjes të bazave ushtarake ruse në territorin e tyre nga Ukraina.

Vendet me të cilat Rusia kërcenon janë vende diktatoriale, të destabilizuara ose që drejtohen nga lider autokratë si Korea e Veriut, Irani, Jemeni, Meksika, Nikaragua, Kuba, Venezuela dhe Serbia", ka shkruar ai.

Sipas tij, Serbia, me mbështetjen e BE-së mund të rrezikojë stabilitetin në Ballkan.

"Ajo që vlen të theksohet dhe që ka lidhje të drejtpërdrejtë me rreziqet, kërcënimet dhe destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, është qasja e Rusisë e cila e konsideron Serbinë si një vend platforme nga e cila në të ardhmen mund të dislokohen armë strategjike të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë për rajonin tonë dhe vendet e NATO-s.

Për këtë arsye për jo vetëm, qasja e SHBA-ve dhe e BE ndaj Serbisë duhet të ndryshojë urgjentisht, pasi një vend i cili ka shkaktuar katër luftëra civile në dekaden e kaluar, ndërkohë që nuk është distancuar nga kjo politikë, ka mundësi që me përfshirjen dhe mbështetjen e faktorëve të huaj si Rusia të rrezikojë përseri stabilitetin në këtë rajon të BE", ka shkruar ai në Facebook

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024