Sulmuesi italian i hapur t’i bashkohet Juventusit
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi italian Domenico Berardi është i hapur për t'u bashkuar me Juventusin këtë verë, por “Bianconerët” ende nuk kanë hapur bisedime me Sassuolo-n .

Anësori italian i dëmtuar ka dhënë dritën jeshile për t'iu bashkuar Juventusit këtë verë, raporton La Gazzetta dello Sport. Në vitin 2016, ai refuzoi një lëvizje në Torino, ndoshta nga frika se do të kishte pasur vështirësi për të gjetur hapësirë.

Verën e kaluar, ai ra dakord për kushtet personale me “Bianconerët”, por Sassuolo refuzoi ta shiste për më pak se 30 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

Tani që “Neroverdi” kanë rënë në Serie B, Juventus mund të ketë një shans për të nënshkruar me Berardin me një çmim të lirë edhe nëse negociatat mes dy klubeve nuk kanë filluar ende.

Sigurisht, ata do të kërkojnë më pak se 30 milionë euro pasi Berardi nuk po bëhet më i ri dhe pritet të qëndrojë jashtë fushës deri në fund të vitit me një dëmtim të tendinit të Akilit.

Juventusit do t'i duhet të nënshkruajë më shumë se një anësor këtë verë, veçanërisht pasi vendosi Federico Chiesan në treg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024