Lordi George Robertson arrinë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në orët e vona të mbrëmjes, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson.

Gërvalla ka shkruar në Facebook se gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës,  Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

“Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm. Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024