Ambasada e SHBA kundër “Parlamentit gjithëserb”: Po e sulmoni Dejtonin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Ambasada e SHBA-së në Sarajevë njoftoi sot se konkluzionet e miratuara në të ashtuquajturën asamble gjithëserbe në Beograd paraqesin sulm ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Konkluzionet nuk paraqesin mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, siç pretendojnë autorët, por janë një sulm i qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë Hercegovinës”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane tërheq vërejtjen se “konkluzionet e parlamentit gjithëserb”, të cilat i referohen Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe shtetit të pavarur të BeH janë të rrënjosura në dezinformimin ligjor dhe të mbushura me gabime.

“Deklaratat publike të zyrtarëve të Republikës Serbe, veçanërisht të presidentit të RS Milorad Dodik dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të RS Nenad Stevandiq, në lidhje me konkluzionet dhe planet për ‘ndarjen’ e RS, (që është) një emër tjetër për shkëputjen, paraqesin një sulm ndaj Dejtonit dhe ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit multietnik të BeH”, thuhet tutje në deklaratë.

Ambasada amerikan tha se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe Kushtetuta shprehimisht se BeH është shteti pasardhës i Republikës së BeH me strukturën e saj të brendshme, të modifikuar, në mënyrë që të përbëhet nga dy entitete.

“As Dejtoni dhe as Kushtetuta e Bosnje-Hercegovinës nuk u japin entiteteve apo ndonjë organi tjetër nën-shtetëror të drejtën e shkëputjes apo ndonjë sinonimi tjetër të ngathët për shkëputjen e shpikur nga zyrtarët e RS-së”, deklaroi ambasada.

Ambasada amerikane në Sarajevë tha se Republika Serbe nuk është shtet dhe se ajo mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjë-Hercegovinës.

“Ajo (Republika Serbe) nuk ka personalitet juridik jashtë BeH. Planet dhe veprimet e Dodikut rrezikojnë të ardhmen paqësore, demokratike dhe të begatë në institucionet euroatlantike që qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë banorët e RS-së, duan dhe meritojnë”, përfundoi ambasada amerikane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024