Trajneri i njohur refuzon Manchester United
Lexohet për: 1 min.
Thomas Tuchel
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Eksperti i njohur i transferimeve të futbollit, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur sot se Thomas Tuchel nuk do të bëhet trajner i Manchester United.

Trajneri gjerman, i cili është i lirë pas largimit nga Bayern, prej kohësh është duke negociuar me klubin anglez. Edhe pse sot kishte informacione nga Anglia dhe Gjermania se është afër marrëveshjes, Romano deklaron se nuk do të merr United apo ndonjë klub tjetër, pasi planifikon të pushojë si trajner.

Tuchel u zëvendësua në Bayern nga Vincent Kompany. Bayern, i cili nuk ka fituar asnjë trofe këtë sezon, ka pasur vështirësi për të gjetur një trajner të ri.

Bavarezët fillimisht kërkuan Xabi Alonso, i cili vendosi të qëndronte në Leverkusen, më pas u refuzuan nga Ralf Rangnick dhe në fund nuk arritën ta bindin Tuchel të ndryshonte mendje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025