Armando Broja drejt Serie A
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

“Il Corriere dello Sport” bën të ditur se Armando Broja është ndër objektivat e Bolongas për të zëvendësuar Joshua Zirkzee, i cili është në bisedime të avancuara për t'u bashkuar me Milanin.

Bolonga mund të rivalizojë Milanin për Brojën këtë verë, pasi sulmuesi në pronësi të Chelseat thuhet se është në radarin e Bolognas për të zëvendësuar Zirkzee që është afër largimit, raporton KosovaPress.

Milani ka vendosur të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh të sulmuesit dhe tani është në bisedime me agjentin e tij, Kia Joorabchian.

Sipas “Sky Sport”, Milani dëshiron të nënshkruajë me Zirkzee dhe Brojën, por “Corriere dello Sport” argumenton se Bologna mund të sfidojë rivalin e tyre vendas në garën për yllin shqiptar.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Bolognas kanë përgatitur tashmë një listë të ngushtë me gjashtë sulmues për 2024/25, ku përfshihet edhe Broja.

Opsioni i tyre i preferuar, megjithatë, thuhet se është Vangelis Pavlidis i AZ Alkmaar, shënuesi i 33 golave ​​në 46 paraqitje këtë sezon. Një tjetër sulmues grek, Fotis Ioannidis i Panathinaikos FC, është monitoruar nga kuqezinjtë. Ioannidis shënoi 23 herë në 44 ndeshje këtë sezon.

Jorgen Strand Larsen i Celta Vigos, Jonathan Burkardt i FSV Mainz 05 dhe Adam Hlozek i Bayer Leverkusen janë gjithashtu në radarin e Bolongës së bashku me Armando Brojën.

Bologna do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe së fundmi ka emëruar Vincenzo Italiano si trajner për të zëvendësuar Thiago Mottan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024