Inflacioni në Maqedoninë e Veriut shënon rritje
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Inflacioni në maj është rritur me 4.5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë në të njëjtën periudhë janë rritur me 5.8 për qind.

Krahasuar me muajin prill, inflacioni në muajin maj është më i lartë 0.9 për qind dhe çmimet me pakicë janë rritur me 1.3 për qind, njofton Enti i Statistikave i Maqedonisë së Veriut.

Krahasuar me majin e këtij viti dhe majin e vitit të kaluar, rritja më e lartë e çmimeve është shënuar te shërbimet dhe produktet bujqësore. Nga ana tjetër, produktet ushqimore u rritën me 5.3 për qind dhe ato industriale me 4.7 për qind.

Sipas Entit të Statistikave rritja e inflacionit në maj krahasuar me muajin prill është rezultat i rritjes së kostos në sektorët restorante, hotele, kulturë, rekreacion. /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024