Reagimi interesant i trajnerit të Zvicrës pas pyetjes për shqiptarët në kombëtare
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin foli sot në një konferencë për media, ku edhe iu adresua çështjes së futbollistëve shqiptarë në kombëtare.

Gazetari Jozo Brica nga formati komedian “Studio 404” e pyeti sot Yakin nëse Kombëtarja e Zvicrës është tani “aq shqiptare sa duhet” dhe përgjigja e trajnerit turk ishte se gjuha shqipe do të bëhet gjuha e pestë zyrtare në Zvicër, raporton KosovaPress.

“Në një pikë, gjuha shqipe do të bëhet gjuha e pestë zyrtare në Zvicër. Unë nuk bëj asnjë dallim. Unë vetë jam rritur me kombësi të ndryshme. Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë të mirë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Në karrierën time si trajner, gjithmonë kam pasur kultura të ndryshme”, tha Yakin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024