Agjenti i yllit të Juventusit do të takohet me drejtuesit e Romës
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Burime me reputacion në Itali pohojnë se agjenti i Federico Chiesa, Fali Ramadani, do të takohet me drejtorin e Romës, Florent Ghisolfi javën e ardhshme, dhe sipas “Gazzettas”, italiani mund të përfshihet edhe në një marrëveshje shkëmbimi me Manchester United.

Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në verë pasi bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij në “Allianz Stadium” nuk kanë çuar askund deri më tani. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025, kështu që Juventusi do të detyrohet ta shesë atë nëse ai nuk arrin të nënshkruajë një marrëveshje të re, raporton KosovaPress.

Disa burime, përfshirë “Sky Sport Italia”, kanë pohuar gjithashtu se trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta është gati të lejojë largimin e anësorit italian, i cili u transferua në Torino nga Fiorentina në vitin 2020.

“Sky Sport”, “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” thonë se agjenti i Chiesas, Ramadani, do të takohet me drejtorin e Romës, Ghisolfi javën e ardhshme.

Do të jetë një takim prezantues, por do të jetë mjaft i dobishëm për të kuptuar qëllimet e Romës dhe Chiesas.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Ramadani do të takohet me klube të tjera gjatë udhëtimit të tij në Itali javën e ardhshme, por Roma është ndër skuadrat më të interesuara për 26-vjeçarin.

“Gazzetta” sugjeron që Chiesa mund të përfshihet edhe në një marrëveshje shkëmbimi për Mason Greenwood, një objektiv kryesor i Juventusit për këtë verë, por të dy klubet ende nuk e kanë diskutuar këtë mundësi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024