Xhaka e Shaqiri do të shpërblehen me bonuse nëse Zvicra arrin sukses në Euro 2024
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Të shtunën, më 15 qershor, Zvicra nis aventurën e Kampionatit Evropian 2024 kundër Hungarisë. Ashtu sikur në të gjitha kampionatet evropiane e botërore, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin me shokë i presin bonuse të mëdha, gjithmonë nëse skuadra shënon sukses në këtë kompeticion.

Por sa saktësisht? Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk dëshiron ta zbulojë këtë, por po i mban sekret bonuset për lojtarët. Por ka disa të dhëna. Federata nuk ka qenë gjithmonë aq sekrete në të kaluarën - pagesat e bonusit për Kupat e Botës 2010 dhe 2014 në Afrikën e Jugut dhe Brazil u bënë publike.

14 vite më parë, shoqata paguante 10 mijë franga për pikë të fituar në fazën e grupeve. Do të kishte qenë 50,000 franga për t'u kualifikuar në raundin e 16-të. Por kjo nuk ndodhi sepse zviceranët dështuan në fazën e grupeve, pavarësisht se fitoi kundër kampionëve të botës, Spanjës. Për katër pikët kundër Spanjës dhe Hondurasit, secili lojtar mori të paktën 40,000 franga, raporton gazeta zvicerane “Blick”, përcjellë KosovaPress.

“Si gjithmonë, ne nuk publikojmë shifra të detajuara për bonuset. Sipas praktikës së SFV-së gjatë dy viteve të fundit, shpërblimet për këtë turne janë shumë të lidhura me performancën. Nuk ka më bonus pikësh, ka shpërblime për skuadrën pasi të arrijë në 1/8”, shpjegon federata.

Bonuset e suksesit tashmë janë negociuar nga këshilli i lojtarëve me kapitenin Granit Xhaka dhe pesë bashkëlojtarët e tij Xherdan Shaqiri, Yann Sommer, Manuel Akanji, Remo Freuler dhe Denis Zakaria, si dhe komisioni i bonusit SFV, i kryesuar nga drejtori, Pierluigi Tami.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024