Kampioni evropian publikon listën përfundimtare për Euro 2024
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Luciano Spalletti ka publikuar skuadrën e tij të fundit prej 26 lojtarësh për Kampionatin Evropian Euro 2024, duke lënë jashtë Riccardo Orsolini, Samuele Ricci dhe Ivan Provedel.

Ai fillimisht kishte thirrur 30 lojtarë për kampin stërvitor në Coverciano javën e kaluar, por menjëherë humbi mbrojtësit Francesco Acerbi dhe Giorgio Scalvini për shkak të lëndimit, raporton KosovaPress.

Federico Gatti i Juventusit iu shtua grupit disa ditë më parë dhe është në listën përfundimtare për në Gjermani. Portieri i Lazios, Ivan Provedel është dërguar në shtëpi, kryesisht për shkak se ai luftoi me lëndime gjatë muajve të fundit të sezonit.

Anësori i Bolongas, Orsolini nuk bëri përshtypje në barazimin miqësor 0:0 me Turqinë dhe mesfushori i Torinos, Ricci ishte gjithmonë një alternativë. Megjithatë, sugjerohet se portieri i Napolit, Alex Meret, nuk është në formën më të mirë, ndaj Provedel është ende në gatishmëri derisa të nisë gara për Italinë.

“Azzurrët” janë në Grupin B së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë teksa mbrojnë statusin e tyre si kampionë në fuqi të Evropës. Lojtarët e tjerë që u lënduan para thirrjeve për Italinë përfshijnë Destiny Udogie, Domenico Berardi dhe Nicolò Zaniolo.

Skuadra e Italisë për Euro 2024

Portierë: Donnarumma, Meret, Vicario

Mbrojtës: Bastoni, Bellanova, Buongiorno, Calafiori, Cambiaso, Darmian, Di Lorenzo, Dimarco, Gatti, Mancini

Mesfushorët: Barella, Cristante, Fagioli, Folorunsho, Frattesi, Jorginho, Pellegrini

Sulmues: Chiesa, El Shaarawy, Raspadori, Retegui, Scamacca, Zaccagni

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024