Haradinaj, Kurtit: Rriti pagat e kategorive të lirisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kategoritë e lirisë përgjatë këtij mandati, janë poshtëruar vazhdimisht. Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje kur është bërë fjalë për veteranët, i ka bashkuar votat me Listën Serbe.

"Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nëse Kurti pretendon se vartësit e tij ia kanë pi tinëz duhanin, le t'i rritë pagat për këto kategori. 

"Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij 'ia kanë pirë duhanin tinez', atëherë le t'i rritë sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka. Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vetë Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me 'vendasin' dhe Listën Serbe", është shprehur Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024