Mungesa e mbështetjes me buxhet nga Qeveria, komunat i ankohen presidentes Osmani
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mosmbështetja nga Qeveria e Kosovës, themelimi i grantit të katërt, ishin disa nga ankesat që iu adresuan presidentes së vendit, Vjosa Osmani në Këshillin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave.

Në këtë takim u diskutua edhe roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat tjera në qeverisjen lokale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, shprehu shqetësimin për mosmbështetjen nga Qeveria e Kosovës për komunat.

Ndërsa, presidentja e vendit Vjosa Osmani, theksoi se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovëë të japin kontribut më të madh për të eliminuar dhunën mbi baza gjinore.

Presidentja tha se përkrah kërkesën e komunave për buxhet shtesë që të rritet siguria në qendrat për punë sociale.

Vjosa Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve të Asociaionit të Komunave tha se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024