Kërkesa e partive opozitare që të iniciohet hetim ndaj shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila lidhur me përgjimet e bisedës me terroristin Milan Radoiçiq, nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po konsiderohet përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimi për të rrëzuar qeverinë.
Ministrja Haxhiu kritikoi opozitën duke thënë se këta të fundit nuk kanë kërkuar asnjëherë dorëzimin e Radoiçiq dhe terroristëve të tjerë që kanë kryer sulme.Ndër të tjera, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu u pyet edhe rreth çështje së publikimit të emrave të atyre që kryejnë dhunë në familje. Për këtë, ajo tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës është në planifikim të përgatitjeve të akteve nënligjore se cilat të dhëna duhet të publikohen.
Ajo u zotua se emrat e dhunuesve do të publikohen.
Ajo tha se dje është mbajtur grupi i parë punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësie që ka për qëllim hartimin e projektligjit për femicidin, duke shtuar se ende nuk është krijuar ndonjë draft.
Ajo potencoi se Kosova është vendi i parë në rajon që po adreson femicidin përmes ligjit të veçantë.