Zvarritja e rasteve dhe nevoja për reformë parmendën në raportin e OSBE-së mbi sistemin gjyqësor
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Raporti i monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka nënvizuar disa çështje kyçe që përfshijnë zvarritje të rasteve, numër të madh të seancave jo produktive, mangësi, kapacitet jo adekuat, mungesë resursesh, performancë të dobët të mekanizmave përkatës si dhe një shkallë të lartë të lirimit nga akuzat.

Në publikimin e “Raportit mbi monitorimin e proceseve gjyqësore në Ballkanin Perëndimor”,  bëhet e ditur se në Kosovë janë monitoruar 52 çështje, ku janë përfshirë 670 seanca dëgjimore, derisa janë evidentuar 38 raste të korrupsionit të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, tha se në pesë juridiksionet e këtij raporti, disa prej çështjeve që janë nënvizuar përfshijnë pronësinë e pa mjaftueshme të proceseve të reformës, vështirësi me resurse, burime njerëzore dhe materiale, pastaj performancë jo efektive të sistemit të menaxhimit për gjyqtarët dhe prokurorët e të tjera.

Ai potencoi se raporti i monitorimit të gjykatave ka vërejtur po ashtu edhe një shkallë të lartë të lirimit nga aktakuzat e personave.

Lexo po ashtu
Parashikimi i motit
Ndër të tjera, Davenport tha se raporti jep rekomandime specifike për ndryshime pozitive gjyqësore në këto raste.

Disa nga rekomandimet që ai përmend përfshijnë nevojën për të përmirësuar transparencën dhe akcesin në qasje në informata, veçanërisht përmes rritjes së komunikimit me shoqëritë civile si nga ana e Këshillit Gjyqësor ashtu edhe nga ana e Këshillit Prokurorial.

Ai nënvizon si rekomandim tjetër nevojën për të rritur kapacitetin e gjykatave për të funksionuar efektivisht në të dy gjuhët zyrtare.

Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të mbështetur në të gjitha fushat brenda kompetencave të tyre adresimin e rekomandimeve nga ky raport.

Ajo tha se në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovë për vitin 2021-2025, është vendosur si objektivë strategjike dhe prioritet luftimi i korrupsionit, përmirësim i integritetit dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatje të rasteve gjyqësore, për çka shtoi se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

“Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që i adresohen disa palëve në sektorin e drejtësisë duke përfshirë Këshillat Prokurorial dhe Gjyqësor, Akademinë e Drejtësisë në Kosovë, Odën e Avokatëve, Gjykatën Supreme dhe zyrën e kryeprokurorit të shtetit, prokurorinë speciale dhe departamentin special të gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera Szunyog.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
197
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024