Haradinaj: Qeveria Kurti ia humbi shpresën qytetarit, solli varfëri e zhgënjim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar sot serish Qeverinë Kurti për “dëmtim të shtetit dhe tradhti ndaj besimit të qytetarëve, duke sjell të kundërtën e asaj që ka premtuar”.

Ai në 24-vjetorin e AAK-së në Klinë tha se ka ofruar një alternativë qeverisëse për ndryshime të mëdha për rikthimin e shpresës dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se janë të vendosur që Kosovën ta rreshtojnë si anëtare të NATO-s, udhëhequr nga aleati i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
186
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024