Blerina Gashi e fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të xhudos
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjeneratat e reja të xhudos së Kosovës po japin fryte. Blerina Gashi e fitoi sot medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për Kadet (U18).

Në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi, Blerina Gashi u stolis me medaljen e artë, ndërsa krahas saj u paraqitën edhe Besjana e Bleona Gashi, të cilat zunë vendet e pesta, raporton KosovaPress.

Garuesit tjerë nga ekipi ynë përkundër që zhvilluan ndeshje të mira e fitore mbetën pa medalje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024