“Grupi i Radojçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, paraqet rrezik për sigurinë”
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupi i terroristit serb, Milan Radonjçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Sipas tij, ky grup paraqet kërcënim për sigurinë e vendit, derisa mbetet i pandëshkuar për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Krahas kësaj, Maqedonci thotë se prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, janë rrezik për destabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

Maqedonci në një intervistë për KosovaPress, kërkon nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë të gjithë pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas tij, grupi i Radojçiq ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë në Serbi.

Ai deklaron se Serbia përmes stërvitjeve ushtarake përgjatë brezit kufitar dëshiron t’i bëjë presion Kosovës, andaj vazhdon të paraqes kërcënim për vendin.

Ndërkaq, ai veçon edhe militarizimin e Serbisë nga Rusia dhe Kina, që sipas tij, paraqesin kërcënim për destabilizimin në tërësi të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për luftën hibride ruso-serbe, ai thotë se kanë ndërmarrë hapa për t’u mbrojtur, derisa thekson se qëllimi është destabilizimi dhe skepticizmi për rrugën e integrimit euro-atlantik.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024