Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetori i vitit 2022 deri më 30 prill të këtij viti. Ata paraqiten në seancë një herë në gjashtë muaj, megjithatë paguhen për punën që nuk e bëjnë. Pas nënshkrimit nuk qëndrojnë në sallën plenare, por në këtë formë ruajnë mandatin e deputetit.

KosovaPress ka siguruar të dhënat e pagesave për nëntë deputetët e Listës Serbe dhe të një deputeti të pavarur, të cilët po vazhdojnë të paguhen ani pse të njëjtit po bojkotojnë organin më të lartë legjislativ. Partitë opozitare konsiderojnë se kjo është e papranueshme dhe në dëm të buxhetit të Kosovës. Edhe organizatat joqeveritare të cilat monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës, thonë se po cenohen interesat e qytetarëve.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj konsideron se qeveria do të ishte dashur të diskutojë me deputetët e Listës Serbe.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thotë se bojkoti i deputetëve serbë është i papranueshëm.

Ligji për Festat Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare e Ligji për Arsimin e Lartë nuk po arrijnë të kalojnë procedurat në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë për KosovaPress, se po cenohen interesat e qytetarëve të komunitetit serb.

Përveç në seanca plenare, Jakaj shton se deputetët serbë po bojkotojnë komisionet dhe kryesinë e Kuvendit.

Hera e fundit që deputetët serbë u paraqiten në sallë plenare ishte më 8 shkurt. Këta i morën mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024