“Mashtrimi i pensionistëve”, Murati: Ata që dezinformuan do të përballen me ligjin
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se gjithë personat që kanë dezinformuar pensionistët se mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme pa njoftim zyrtar të Qeverisë, do t’i nënshtrohen organeve të rendit.

Ai për KosovaPress derisa ka kërkuar nga qytetarët që mos bien pre e këtyre keqinformimeve, ka thënë se tashmë edhe policia ka nisur hetimet.

Ndërkaq, ata që i kanë besuar kësaj dezinformate janë qytetarë të shumtë, të cilët kanë aplikuar duke besuar se do të përfitojnë nga kjo masë. Madje të njëjtit kanë dhënë edhe para për të rregulluar dokumentet që janë kërkuar nga pensionistët.

Qytetari Qazim Berisha, i cili ka rënë pre e kësaj, ka thënë se ka aplikuar, dhe ka qenë në pritje do të marrë para.

Kurse, një qytetar tjetër, i cili ka dashur të mbesë anonim, ka thënë se ka dhënë edhe para për t’i rregulluar dokumentet.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe Policia e Kosovës, të cilën në një komunikatë për media kanë thënë se me datë 13 maj 2024 kanë pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës.

Në komunikatë po ashtu thuhet se bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së.

“Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së.

Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do ti ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, andaj njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në (192) dhe [email protected]”,thuhet në komunikatën e Policisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024