Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve.
Sipas komunikatës së lëshuar nga gjykata i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.
I akuzuari E.R sipas komunikatës është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.
Ndërsa i mituri i tretë është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
“Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave nën dyshimin për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.