Rusia mbetet jashtë festës për Ditën D
Bota
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Rusia nuk do të ftohet në festimet e 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore të javës së ardhshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe shqetësimit të disa aleatëve me praninë e Moskës zyrtare, zbuluan sot dy burime diplomatike.

Organizatorët thanë në prill se presidenti Vladimir Putin nuk do të ftohej në ceremoninë në Francë, por se disa përfaqësues rusë do të ishin të mirëpritur si një shenjë njohjeje për sakrificën e luftës që Rusia bëri në atë kohë.

Tani burimet thonë se asnjë zyrtar rus nuk do të ftohet në përkujtimore, ku do të marrin pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

"Kur ka një person, ka një problem. Kur nuk ka njeri, nuk ka asnjë problem," tha një nga burimet diplomatike, duke cituar liderin sovjetik Joseph Stalin.

Tre diplomatë të tjerë të BE-së thanë për mediat britanike në fillim të këtij muaji se një numër anëtarësh kishin thënë se do të ishin të pakëndshëm nëse Rusia merrte pjesë në ceremoni, më shumë se dy vjet pasi Putin dërgoi trupa në Ukrainë.

Më 6 qershor 1944, më shumë se 150 mijë trupa aleate nisën zbarkimet e Ditës D (D-Day) në Normandi nga ajri, deti dhe toka, një operacion që përfundimisht çoi në çlirimin e Evropës nga Gjermania naziste.

Zyrtarët rusë kanë marrë pjesë në ceremonitë e Ditës D në vitet e mëparshme.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024