Tahiri në Oslo: Kosova ka sistem më të avancuar politik se disa vende të BE-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Oslo të Norvegjisë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se sistemi politik që e ka ndërtuar Kosova tash e sa vjet është më i avancuar se i disa shteteve të Bashkimit Evropian.

“E them me përgjegjësi të plotë se sistemi politik të cilin e ka ndërtuar Kosova, tash e shumë vite, është më i avancuar se i disa shteteve anëtare këtu dhe për këtë nuk duhet të heqim dorë”, ka shkruar Tahiri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024