Reagimet, moskordinimi i krerëve institucional për letrën e Gërvallës
Lexohet për: 4 min.
Glauku-2
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Evropës, Qeveria e Kosovës kishte përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas njoftimit të qeverisë ky draft-statut bazohej në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

Ekzekutivi kishte bërë me dije se i njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media tha se pas zotimit të Kosovës presin nga Këshilli i Evropës ta ftojnë Kosovën të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Megjithatë, Kosova mbeti jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë. 

https://kosovapress.com/rruga-e-kosoves-drejt-kie-se-e-mbingarkuar-dhe-me-shprese

Përkundër kësaj shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla pasi Kosova kishte mbetur jashtë agjendës tha se vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se anëtarësimi në këtë organizatë evropiane nuk mund të ndalet.

https://kosovapress.com/nuk-mund-te-ndalet-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-thote-gervalla

Por, konsultimi paraprak për këtë letër nuk ishte bërë me presidenten Vjosa Osmani.

Ky moskordinim për letrën e dërguar më 16 maj, ka bërë që zyra e presidentes të reagoj duke e përmendur se presidentja Osmani nuk është konsultuar e as dakorduar.

“Letra e Qeverisë së Kosovës dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani. Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve”, kishte thënë këshilltari për media i presidentes Bekim Kupina.

https://kosovapress.com/presidentja-osmani-seshte-konsultuar-dhe-dakorduar-per-letren-ne-kie

Edhe pas dy jave, letra e ekzekutivit vazhdoi të mbetet temë mes krerëve institucional.

Në një konferencë për media, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, kishte thënë se nuk e sheh si diçka të qëllimshme mos njoftimin e presidentes, duke vlerësuar se kjo ishte çështje teknike.

“Unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet Presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo, kam hamendësuar që ka mundur të ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për shkak të largësisë, me siguri jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minutë në ditën e votimit që e kishim nga ana e Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe mund të koordinohet”, u shpreh Konjufca.

Derisa së fundi Osmani e kishte parë qesharake këtë deklaratë, duke thënë se mundësitë e komunikimit janë të shumta duke përfshirë edhe telefonin.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka preferuar më tepër heshtjen kur është pyetur mbi reagimin e presidentes, Vjosa Osmani për letrën e kryediplomates Donika Gërvalla në Këshill të Evropës.

https://kosovapress.com/kurti-nuk-komenton-reagimin-e-osmanit-per-keshillin-e-evropes

Ndryshe, edhe subjektet opozitare e patën quajtur letrën e Gervallës të çuditshme dhe hap të rrezikshëm për aleatët ndërkombëtarë.

https://kosovapress.com/gashi-letra-e-gervalles-e-cuditshme-i-eshte-drejtuar-personit-te-gabuar

Ndryshe, më 16 prill Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm. Por, përfshirja e saj në rendin e ditës së takimit e fundit të Këshillit të Ministrave u pamundësua, meqë Kosova refuzoi të hedh hapa drejt themelimit të Asociacionit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024